Këngëtari me origjinë shqiptare Ermal Meta do të rikthehet me një koncert në Tiranë.
Ka qenë vetë këngëtari që ka konfirmuar koncertin që do të zhvillohet në 17 shtator në stadiumin e Tiranës “Air Albania” në një postim në rrjetet sociale.
“Siç premtuam, kemi një datë të re. Pas koncertit në Tormina do të këndojmë së bashku nën qiellin e Tiranës. Më 17 Shtator në stadiumin ‘Air Albania’ do të krijojmë së bashku një kujtim të bukur. Koncerti do të jetë falas dhe artdashësit mund të regjistrohen nga e marta, 25 gusht në linkun në story. Ju pres!“, shkroi këngëtari në “Instagram”.