Ermal Meta do të kthehet sërish në Sanremo. Vitin e kaluar ai u rendit i treti në festivalin më të rëndësishëm muzikor të Italisë.
Ai do të paraqitet në duet me Fabricio Moron, të cilët do të interpretojnë këngën “Non mi avete fatto niente”.
Meta vitin e kaluar në Sanremo shënoi sukses me këngën “Vietato Morire”.
Ai mori çmimin e kritikës dhe ka publikuar deri tani dy albume: “Umano” dhe “Vietato morire”.