Pak ditë më parë ajo festoi faktin se kishte arritur 1000 ndjekës në Instagram. Një pjesë e madhe e fansave ishin nga Arabia, gjë e cila është vërtetuar nga komentet në publikimet e ndryshme që Enca ka bërë. 

Madje ka pasur edhe raste kur ajo përmes një videoje i ka falenderuar fansat e saj arabë, për mbështetjen dhe komentet e tyre. Kjo ka lënë të nënkuptohet se ajo është mjaft e njohur edhe atje dhe se këngët e saj nuk dëgjohen vetëm në Shqipëri.

Por Ermali njihet për natyrën e tij humoristike dhe nuk heziton ta shfaq atë. I ndodhur në Dubai për pushime së bashku me Amin, Ermali ka bërë një video ku pyet vendasit nëse e njohin Encën. Ata reagojnë duke bërë një fytyrë të çuditshme kur dëgjohet emrin i saj.