Ermal Mamaqi ka bërë një falënderim publik për Edi Ramën në një video të publikuar në Facebook.  Videon Mamaqi e ka filmuar në studion në të cilën prezanton emisionin e tij “6 ditë pa Ermalin”.

I ftuar në këtë studio kryeministri Rama ka dhënë premtimin se do t’i lidhë një pension familjes së Dr. Florit, e pikërisht kjo ka qenë edhe arsyeja që Ermali e ka falënderuar publikisht.

“Faleminderit që e mbajtët premtimin por votën mos kujto se do ta jap ty”, shprehet Ermali në video.