Komediani Ermal Mamaqi ka njoftuar përmes një postimi në rrjetet sociale se cili do të jetë i ftuari i parë në sezonin e ri të “Xing me Ermalin”.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka bërë të ditur se i ftuari i parë në nisjen e sezonit të ri do të jetë ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri.

“Saimir Tahiri i ftuar ne sezonin e ri te "Xing me Ermalin". Beni pyetjen tuaj! Pyetja do te lexohet me emrin tuaj ne emision,”-përfundon postimi i Mamaqit.