6 janar 2015 – Karriera e Ermir Lenjanit, merr një kthesë të paparashikueshme. Ndërkohë që mediat gjermane dhe ato italianë flisnin për arritjen e mundshme të marrëveshjes me Shutgartin apo Veronën, futbollisti i kombëtares firmosi me francezët e Rennes duke u larguar nga ekipi zviceran i St.Gallenit.
Mbrojtësi i kuqezinjve, pasi kaloi me sukses vizitat mjekësore, lajm që u konfirmua dhe nga ana e trajnerit të këtij ekipi Jeff Saibenen, nënshkroi dhe marrëveshjen që e lidh me klubin nga “Route de Lorient”.
Ndërkohë mediat në Francë zbulojnë se skuadra e Rennes ka qenë e detyruar për blerjen e një lojtari anësor, pasi për rreth një muaj do të mungojë Cheick M'Bengue, i cili është grumbulluar nga Senegali në Kupën e Kombeve të Afrikës Ermir Lenjani ishte pjesë e Saint Gallen që nga janari i 2012 dhe gjatë dy viteve me këtë skuadër është aktivizuar në total në 61 ndeshje, duke shënuar 2 gola. Viti 2014 ishte mjaft i sukseshëm për të në aspektin professional pasi jo vetëm debutoi me kombëtaren por gjithashtu u konsiderua si një prej lojtarëve më të rëndësishëm të pjesës së parë të edicionit elimitor të Euro 2016, ndërkohë që 2015 nis tashmë me një hap cilësor në karrierën e tij, teksa transferohet në një kampionat më cilësor se ai zviceran.





