9 maj 2015 – Kryeministri Edi Rama ka komentuar përshëndetjen në shqip të sopranes me famë ndërkombëtare Ermonela Jaho në Spanjë.
Përmes një postimi në Facebook, kreu i qeverisë ka publikuar dhe një video nga koncerti në Teatrin Mbretëror të Spanjës.
“Ermonela Jaho përshëndet në shqip nga ballkoni i Teatrit Mbretëror të Spanjës sheshin e mbushur plot me admirues mbrëmjen e djeshme që Bashkimi Europian i’a kushtoi çeljes së OperaPlatformEU”, shkruan Rama.
Më poshtë gjeni përshëndetjen e sopranos shqiptare:
/agjencia e lajmeve "Dyrrah"/