Sopranoja shqiptare me famë ndërkombëtare Ermonela Jaho ka dashur që për të të flitet vetëm në aspektin profesional, pa kaluar tek jeta e saj private.
Sopranoja e njohur edhe pse e martuar, ka ditur më së miri ta mbrojë lidhjen e saj nga vëmendja e medieve.
Pas kaq shumë kohësh, Ermonela përmes disa postimeve në Instagram ka publikuar disa foto me burrin e saj.
“Të gjithë kemi një vend në të cilin marrim diçka që asnjë vend tjetër s’na e jep dot. Shtëpi!”- shkruan ajo krahas fotove në natyrë me bashkëshortin.





