Itali, 11 korrik 2014 – Në 24 mars 2014, Ernest Isufaj, 26 vjeç, nga qyteti i Beratit, u kap me 150 kg kanabis të sapo zbarkuar nga gomonia në plazhin e San Cattaldo-s afër Leçes.

Këtë të premte ai u dënua nga gjykata e Leçes me dy vjet burg dhe me 2.700 euro gjobë. Dënimi konsiderohet i ulët për një sasi kaq të madhe droge, por avokatët e tij arritën ta bindnin gjykatën të merrte parasysh rrethanën lehtësuese, që Isufaj nuk kishte precedentë penalë të mëparshëm.

/gje. th. agjencia e lajmeve Dyrrah”/