Këngëtari italian, Eros Ramazzotti dhe modelja Marica Pellegrinelli janë kthyer sërish bashkë për të jetuar nën të njëjtën çati.

Siç tregon e përjavshmja italiane “Ki” këngëtari 57-vjeçar dhe modelja 25 vjet më e re kanë gjetur sërish gjuhën e përbashkët duke lënë pas ndarjen. 

Ramazzotti dhe Pellegrinelli janë prindër të një vajze dhe një djali. Pas ndarjes, për pak kohë të dy u përfolën për flirte te veçanta, por asgjë nuk u konfirmua. Ramazzotti ka edhe një vajzë nga martesa e parë me modelen e njohur Mishel Hunziger.