Është viti 1973 kur Helmut Newton(1920-2004) bëri nudon ë tij të parë.
Ajo është Charlotte Rampling, një artiste e madhe angleze antikonformiste dhe është pikërisht ajo, që sot do të hapë “Helmut Newton-White Woman, Sleepless Night, Big Nudes’, një ekspozitë në pallatin e Romës, që do të qëndrojë e hapur deri në 21 korrik, etapa e parë italiane e një turneu të gjatë ndërkombëtar.
Gjithsej janë rreth 200 foto, që vejusha e fotografit të famshëm, June, ka zgjedhur personalisht nga tre volume monografike të publikuara nga mjeshtri në fund të viteve Shtatëdhjetë.