Aktori i famshëm turk, Engin Duzyatan i njohur në mbarë botën si Ertugruli, do të rikthehet në ekran për shikuesit me një serial të ri.
Sipas asaj çfarë raportojnë mediat vendase në Turqi, “Ertugrul” do të rikthehet me serialin “Barbaros” ku do të luaj rolin e një personazhi me origjinë shqiptare.
Duzyatan, i cili numëron rreth 3.5 milionë ndjekës në Instagram, është një nga më të paguarit në Turqi, njëkohësisht në listën e meshkujve më tërheqës.





