Itali, 12 prill 2014 – Ervin Defi 24 vjeç, u arrestua nga policia në zonën e Bibiones, pranë lumit Taljamento në veri të Italisë. Gjykata kishte dhënë një dënim prej 30 muajsh burg për trafik droge. Policia tentoi të zbatojë vendimin, por Ervini, i cili banonte në Hotelin “San Stefano”, ia mbathi me vrap.
Policët kërkuan ndihmën e karabinierisë për ta kapur. Pas dy orësh kërkimesh në gjithë zonën, karabinierët e kapën Ervinin , ndërsa fshihej në një pyll pishash në zonën e Bibiones.
/gje. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





