4gusht 2015 – Një 42-vjeçar nga Durrësi u arrestua sot me qëllim ekstradimi drejt Italisë. Ervin Dërvishi, (Tataveshi), sipas policisë së Durrësit u ndalua ditën e sotme, sepse ishte shpallur në kërkim prej 7 vitesh. Gjykata e Milanos në Itali e ka dënuar me 20 vite burg për trafik të lëndëve narkotike. Ai do të qëndrojë në burg deri sa të kryhen procedurat për ta transferuar drejt Italisë.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/