Itali, 29 korrik 2014 – Shqiptari Ervin Hysenaj dhe italiani Mikele Magro (ne foto, në të majtë Magro, në të djathtë Hysenaj) u arrestuan, sepse të dyve së bashku ju kapën 75 kg kanabis. Arrestimi u bë në qytezën siciliane të Shiklit (Scicli).
Të hënën Ervini u dënua sipas procedurës së gjykimit të shkurtuar (duke ju ulur një e treta e dënimit) me vetëm 42 muaj burg.
Këtë dënim momentalisht ai do ta vuajë në burgun e Katanias (Siçili).
/gj. th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





