15 nëntor 2014 – Karabinierët e Akuilës (Aquila) kontrolluan një banesë në lagjen Ariskia (Arischia) të Akuilës. Gjatë kontrollit ata kapën 130 gramë kokainë të pastër, dy peshore precizioni, materiale për ambalazhimin e kokainës si dhe sekuestruan 250 euro të dyshuara si fryt i shitjes së kokainës.

Në kushtet e flagrancës u arrestuan tre shqiptarë të papunë dhe me precedentë penalë. Të arrestuarit janë: Ervin Kacubela, 18 vjeç, Emiljan Piri, 24 vjeç dhe shqiptari i Maqedonisë 23 vjeçari Muhamedali Rustemi. Pas arrestimit, ata u dërguan në Burgun e Akuilës.

/gj.th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”/