Erzeni po vijon punën për formimin e skuadrës, me të cilën do të përfaqësohet në Abissnet Superiore.

Së fundmi ekipit të Shijakut i është bashkuar ish-mbrojtësi i Shkupit Ardit Iljazi.

22-vjeçari do të luajë për herë të parë në Shqipëri, ndërsa më parë ka qenë pjesë e Gostivarit dhe Shkupit.

Mbrojtësi u bashkua me skuadrën e Shkupit në 2019-ën, ndërsa luajti me ta deri këtë verë kur i përfundoi kontrata, kështu Iljazi vjen te Erzeni me parametra zero.