Java e 5-të e Kampionatit Kombëtar në Volejboll për meshkuj është mbyllur me ndeshjen Erzeni-Teuta, fituar me lehtësi 3-0 nga skuadra shijakase dhe e luajtur në mjediset e Akademisë “Dhimitraq Goga”.

Fitore që ngjit ekipin kampion të trajnerit Arben Sako në krye të renditjes, me 13 pikë. Një ndeshje që nuk dhuroi shumë emocione, pasi u domionua gjatë gjithë kohës nga Erzeni, që pati epërsi në të trija setet.

Teuta tentoi të rivalizojë disi vetëm në setin e parë, pasi më tej gjithçka foli për shijakasit, që e kthyen këtë ndeshje në një stërvitore. Për Teutën një tjetër humbje në kampionat, e katërta, duke mbyllur renditjen.