Erzeni u ngjit këtë sezon, pas plot 19 vitesh mungesë, në elitën e futbollit shqiptar. Deri më tani klubi shijakas nuk ka zyrtarizuar asnjë afrim të ri.

Ndërsa, bëhet me dije së në orët e fundit Erzenit i janë bashkuar portieri Dashamir Xhika dhe sulmuesi Niko Zisi.Të dy lojtarët janë vënë nën urdhrat e trajneri Xhevahir Kapllani, ndërsa zyrtarizimi nga klubi pritet të bëhet në ditët në vijim.

Xhika sezonin e fundit ka qenë pjesë e skuadrës së Kukësi, ndërsa është afruar te Erzeni me parametra zero. Ndërsa Zisi rikthehet në Shqipëri pas 3 vitesh mungesë, teksa për herë të fundit ka luajtur për Kamzën në 2019-ën, ndërsa sezonin që u mbyll 26-vjeçari luajti në Greqi me ekipin e AO Ypatou, nga i cili është larguar si lojtar i lirë.