Sulmues afrikan për Erzenin.

Ekipi nga Shijaku u rikthye në Superiore duke mposhtur 1-0 Vllazninë në “Niko Dovana”, sukses që ka shtuar entuziazmin te tifozeria.

Drejtuesit e klubit kanë firmosur me Thierno Thioub, 24-vjeçarin nga Senegali, i cili luan në majë të repartit ofensiv dhe vjen të ndihmojë ekipin e Kapllanit për të realizuar objektivat.

Thioub ka veshur njëherë fanellën e kombëtares U23 të Senegalit, ndërkohë që fazën e dytë të sezonit të kaluar e kaloi në Serbi me ekipin e Novi Sad.

Ai ka luajtur më parë edhe në Francë (Pau) dhe Rusi me ekipin e dytë të Spartakut të Moskës.

Erzeni e luan ndeshjen e dytë të kampionatit përballë Kastriotit në transfertë.

Kjo ndeshje do të zhvillohet në stadiumin e qytetit të Kamzës.