Para nisjes zyrtare të fushatës elektorale për zgjedhjet lokale të 14 majit, në Tiranë, do të ndalet për vizitë i dërguari i posaçëm i SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
Escobar do të qëndrojë në Tiranë nga nesër deri më 13 prill, dhe pritet të ketë një axhendë të ngjeshur.
Takimin e parë ai do ta zhvillojë me kryeministrin Edi Rama, e më pas me Presidentin Bajram Begaj.
Hera e fundit që Escobar vizitoi Tiranën ishte në prillin e vitit të kaluar.