I dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka paralajmëruar se të tjerë politikanë të lartë do të shpallen “non grata” së shpejti.
Escobar ka deklaruar gjithashtu se korrupsioni në Ballkan është një problem i madh në këtë rajon.
Ai shtoi se SHBA kërkon që të shohë rrugën europiane të hapur për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor.
“Korrupsioni është një problem i madh në të gjithë rajonin. Jam i lumtur të shoh se gjatë procesit të anëtarësimit fokusi është në sundimin e ligjit si kusht për anëtarësim në BE”, tha Escobar.
Sipas Escobar, administrata e presidentit amerikan, Joe Biden është e përkushtuar në luftën kundër korrupsionit, ndërsa paralajmëron se edhe disa persona nga Maqedonia e Veriut pritet të sanksionohen nga Shtetet e Bashkuara.
“Administrata e Presidentit Biden është e përkushtuar në luftën kundër korrupsionit. Nuk mund të flas për sanksionet, por të jeni të sigurt se do të ketë”, tha Escobar.