I dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar gjatë vizitës së tij të fundit në Kosovë, ka takuar familjen e efektivit të Kosovës, Afrim Bunjaku, që u vra nga paramilitarët serbë në Banjskë të Zveçanit. Escobar ka shprehur ngushëllime për humbjen e jetës së Bunjakut. 

“Gjatë vizitës së Zëvendës Ndihmës Sekretarit (ZNS) Gabriel Escobar në Kosovë, ai kërkoi dhe ju dha kohë për tu takuar me të venë dhe djemtë e rreshterit të vrarë Afrim Bunjaku, të cilët shoqëroheshin nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha. ZNS Escobar, në prani të Ambasadorit të SHBA-së Jeffrey Hovenier, dhe Atasheut të DOJ-ICITAP-it Kimberly Riffe, shprehu ngushëllimet e tij të sinqerta familjes për humbjen tragjike të babait/bashkëshortit të tyre. Ngjarja ishte shumë emocionuese dhe e përzemërt dhe personalitetet e larta i shprehën ngushëllimet e tyre familjes dhe Policisë së Kosovës,”-thuhet në postim.