Ditën e nesërme pritet të mbahet seanca gjyqësore në ngarkim të Laert Haxhiut, teksa është i dënuar me vendim të gjykatës së shkallës së parë, me burgim të përjetshëm.
Ndërkohë që nesër pritet të jepet vendimi në Apelin e Posaçëm, babai i Leart Haxhiut, Qamil Haxhiu ka reaguar ditën e sotme për gazetaren Semiljana Azizi teksa pretendon se i biri është dënuar pa të drejtë.
Për emisionin “Jetë Shqiptare”, Haxhiu është shprehur gjithashtu se nëse Prokuroria gjen një fakt për të birin, është i gatshmë t’ja lërë drejtësisë në dorë.
“Është bërë një padrejtësi shumë e madhe. Unë dua të jem shumë i hapur dhe me botën dhe me drejtësinë dhe me të gjithë.
Unë jam prind në rradhë të parë, në rradhë të dytë po bëhet një padrejtësi që unë si person nuk mund të hesht dhe e treta ta marr vesh opinion publik se çfarë gatuajnë ata aty brenda.
Unë këtë video kërkoj të ma nxjerr prokuroria dhe gjykata nëse ai është djali im, në momentin që ata e vërtetojnë edhe ligjërisht, jo për të mbushin mua mendjen por opinionit publik por edhe nga ana ligjore.
Unë kam bërë ekspertizë vetë, në mënyrë private, kam paguar një dynja me lekë për këtë punë dhe na i kanë rrëzuar kërkesën.
Unë e kam të gjithë dosjen, materialin e Prokurorisë. Nëse Prokuroria më gjen një fakt, një bisedë telefonike do jem i pari që do them të dënohet sipas ligjit. Çfarë i takon le ta marri, por jo ta dënosh me “më tha ky apo më tha ai”. Vetëm në Shqipëri bëhet kjo.”- Qamil Haxhiu.