Pas eliminimit nga Champions League dhe humbjeve në Ligue 1, skuadra e Paris Saint-Germain është vënë në qendër të kritikave. Një nga personat që është gjykuar më shumë se pjesa tjetër e ekipit është Neymar.Së fundmi gazetari i “RMC Sport”, Daniel Riolo është treguar shumë i ashpër dhe madje ka zbuluar se braziliani thuajse nuk stërvitet më dhe rri shpesh herë në gjendje të dehur.

“Neymar pothuajse nuk stërvitet fare, ai arrin në një gjendje të mjerë, pasi është thuajse gjithmonë në gjendje të dehur. Kështu është Neymar, i cili ka thuajse zero komunikim me PSG-në dhe shokët e tjerë të skuadrës. Ai duhet lënë të shkojë, pasi i bën shumë dëm klubit. Lëreni të shkojë ai po e shkatërron PSG-në.”-theksoi gazetari.Më tej ai theksoi se: “PSG-ja nuk është më një klub. Trajneri nuk ekziston më. Presidenti nuk ka thënë asnjë fjalë. Asgjë! As Leonardo, as Nasser Al-Khelaifi nuk kanë thënë asgjë fare. Disfatë totale”