Pallati Mbretëror ka njoftuar se Duka dhe Dukesha e Sussexit janë bërë prindër për herë të parë.
Princ Harry dhe bashkëshortja e tij Meghan Markle janë prindër të një djali.
“Ne jemi të lumtur të njoftojmë se Lartësitë e tyre Mbretërore Duka dhe Dukesha e Sussexit mirëpritën fëmijën e tyre të parë në orët e para të mëngjesit, më 6 maj 2019. Djali i çiftit mbretëror peshon rreth 3.2 kg. Dukesha dhe fëmija gëzojnë të dy shëndet të plotë dhe çifti falënderon publikun për emocionet dhe përkrahjen gjatë kësaj kohe shumë të veçantë në jetën e tyre. Më shumë detaje për lindjen do të publikohen në ditët e ardhshme”, shkruhet në njoftimin zyrtar.





