Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Gurra e Vogël në Burrel gjatë mbrëmjes së kaluar.
Dyshohet se shtetasi Ylber Elezi është goditur nga familjarët e tij pas një sherri në familje dhe për pasojë ka ndërruar jetë.
Nuk ka ende shumë të dhëna për rrethanat e ngjarjes, por dyshohet se viktima është goditur në kokë.
Kanë qenë fqinjët ata të cilët kanë njoftuar policinë. Uniformat blu kanë thyer derën e banesës për t’u futur brenda. Ndërkohë që kanë konstatuar se bashkëshortja dhe vajza të ishin brenda dhe kanë thënë se Ylberi ishte në gjumë.
Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor kanë shkuar në vendngjarje për të zbardhur shkaqet.





