Festa e çmendur e italianëve nuk ka fund për triumfin pas 53 vitesh për trofeun e Kampionatit Europian. Menjëherë pas zbarkimit në Romë me kupën, kombëtarja e kaltër iu drejtua hotelit për tu çlodhur disa orë.

Në një postim në profilin e tij në rrjetin social “Instagram”, Leonardo Bonuçi shihet me Kielinin në shtrat së bashku me trofeun duke shkruajtur:

“Qetësohuni, po fle e qetë. Do ta mbrojmë ne!”

Një pamje e Kielini-Bonuçi në versionin Levandovski ku vitin e kaluar pas triumfit të Bajernit ndaj PSG-së në finale, sulmuesi polak pozoi me trofeun e Champions-it në shtrat.