Në takimin e tij me kryesinë e Partisë Demokratike në Lezhë, kreu i PD Sali Berisha, foli për keqqeverisjen e kryeministrit Edi Rama, ndërsa nuk la pa përmendur aferat sipas tij që qeveria po bën me ndërtimin e rrugëve në vend.
Duke iu referuar ministres Belinda Balluku, Berisha sa se ajo po vjedh paratë e qytetarëve duke ndarë 13 kilometra rrugë në 14 kontrata të ndryshme.
Sali Berisha: Secili prej tyre është më i kalbur se shoku. Merr ti se ç’bën kjo e rrugëve, po kjo është e pashoqe. Nga mëngjesi deri në darke flet loti, loti, loti. Dhe tani do ta quajmë do ta quajmë Lubi Loti, i kam thënë Lubi Balluk dhe tani do t’i them Lubi Loti. Çarë janë ato? Ato janë copëzime të rrugës për të vjedhur më shumë. Nuk ndahen, po si mor mund ta ndash ti rrugën 12, 13 km në 14 kontrata, apo rrugën Elbasan Librazhd, kush e merr vesh sa? Kanë sjellë modelin e vjedhjeve në bashki që kishte ky me leje të ndërtimit dhe ai është bërë model universal. Por ne nuk fitojmë për këto arsye, ne fitojmë se kemi programin tonë, kemi premtimet tona të cilat në mënyrë absolute e përmbysin këtë situatë.