Dalja e Bardhit nga BBV3 ka shkaktuar polemika dhe diskutime të shumta në rrjet. Disa personazhe aluduan se ai u nxorr jashtë nga menaxheri i tij, ndërsa të tjerë e kanë besuar faktin që nëna e tij është sëmurë.
Së fundmi Anaid Kaloti ka publikuar një video në Instagram-in e Foli.al ku telefonon spitalin e Kumanovës dhe pyet nëse nëna e Bardhit është e shtruar aty. Përgjigja nga spitali ishte se nëna e tij nuk ishte e shtruar aty, siç u tha në spektakël.
Anaidi: Përshëndetje si kaloni? Jam një gazetar nga Foli.al. A është shtruar nëna e Bardhit në spital se ka një deklaratë publike që është në spitalin e Kumanovës?
Këtu te ne jo.