Kryetari i Partisë “Drejtësi Integrim dhe Unitet”, Shpëtim Idrizi nuk votoi mbrëmë ligjin për hapjen e dosjeve.

Idrizi shpjegoi në emisionin Log me gazetar, Endri Xhafo arsyen se pse nuk votoi.

Ai tha se ka dashur të votojë, por nuk votoi për arsye personale, pasi e kishte të pamundur të ishte prezent dje në parlament.

“Nuk është e vërtetë që nuk kam votuar, po të isha ne kuvend do të votoja pro, por për arsye personale nuk votova. Është e turpshme. Pas 32 vitesh po bëjmë atë që duhet të kishim bërë që ne vitet 90, ndarjen nga  sistemi i komunizmit. Më vjen mirë që është bërë një hap përpara”, tha Idrizi në emisionin Log.