Kryetari i Komitetit Organizativ të Lojërave Olimpike “Tokio 2020”, Joshiro Mori dha dorëheqjen ditën e sotme pas deklaratave seksiste ndaj femrave. I gjetur nën presionin e madh të medias dhe opinionit publik, ish-kryeministri japonez 83-vjeçari deklaroi sot se largohet nga detyra e kreut të orgazimit të Lojërave Olimpike të Japonisë.“Deklaratat e mia të papërshtatshme kanë krijuar një kaos të madh. Dëshiroj të largohem nga detyra e kryetarit të Komitetit Organizativ të Lojërave Olimpike të Tokios. Ajo që ka rëndësi tani është që të mbahen Lojërat Olimpike. Mungesa ime nuk duhet të jetë pengesë”, u shpreh Mori.Gjatë një mbledhje me Bordin Organizativ të Lojërave Olimpike të Tokios, Joshiro bëri komente të papërshtatshme ndaj femrave në momentin kur flitej që të rritej numri anëtarëve të Komitetit Organizativ me femra nga 20% në 40%. Mbledhja zhvillohej me dyer të mbyllura, por komentet e tij tashmë ishin përhapur.“Takimet me gratë të marrin shumë kohë. Gratë janë shumë konkuruese dhe nëse njëra nga anëtaret ngre dorën lart, të tjerat ndiejnë nevojën për të ndërhyrë. Ju do ta gjeni veten në telashe nëse nuk vendosni një kufi kohor për ndërhyrje”, shprehej ish-kryetari i Komitetit Organizativ të Lojërave Olimpike të Japonisë, Joshiro Mori.Ndërkohë, pasuesi i tij ende nuk është vendosur.
“Është e vështirë me gratë, flasin shumë…”, jep dorëheqjen shefi i organizimit të Olimpiadës “Tokio 2020”
Na bëni like ne facebook:
Na ndiqni ne rrjetet tona sociale:
Të ngjashme
Të fundit
Financial Times: Roma dhe Parisi nisën bisedime sekrete me Iranin për Ngushticën e Hormuzit për arritjen e një marrëveshje
Lufta në Lindjen e Mesme, Pentagoni dërgon 5 mijë marinsa dhe anije luftarake shtesë në Ngushticën e Hormuzit!
Nuk u paraqit asnjë ofertë, anulohet projekti për stadiumin “Niko Dovana” në Durrës
I dënuar me 27 vite burg për grusht shteti, ish-Presidenti i Brazilit përfundon në spital me urgjencë





