Telenovela shqiptare “Njerëz dhe Fate” është rikthyer sërish në qendër të opinionit publik dhe artdashësve shqiptarë. Ka qenë aktori Arben Derhemi, i cili sot në rrjetet sociale ka publikuar një foto me të madhin Robert Ndrenika, duke nxitur edhe reagime nga ndjekësit.

Krahas fotos, Arben Derhemi, i cili në telenovelën “Njerëz dhe Fate” luante në rolin e Florit ka shkruar: Sot e deklaroj rifillimin e serialit …”Njerëz dhe fate”..Është gati..”.

Nuk dihet nëse kjo është e vërtetë apo një shaka e aktorit, por ky postim ka shkaktuar entuziazëm.

Menjëherë ndjekësit e tij kanë vërshuar me komente, duke treguar se do të ishin shumë të lumtur nëse “Njerëz dhe Fate” do të rikthehej përsëri. Megjithatë, pas kësaj aktori nuk ka publikuar asgjë tjetër, për të zbuluar nëse është zyrtare që filmi do të rikthehet pas kaq vitesh.

“Njerëz dhe fate” telenovela e parë shqiptare, rreth vitit 2002-2003 pasqyronte aktualitetin shqiptar në atë kohë dhe ka vlere edhe sot të shikohet. Ajo pasqyronte problemet sociale në atë kohë. 10-seritë e para patën një sukses të madh dhe kjo i detyroi edhe grupin realizues të vazhdonin më tej. Në epiqendrën e kësaj telenovele është vendosur një familje e zakonshme shqiptare me hallet, vuajtjte dhe problemet e kohës.