Mbrëmjen e djeshme Donaldi u surprizua nga binjaku i tij, Romeo, i cili kishte përgatitur një audio prekëse për të, e cila u lexua gjatë spektaklit.

“Dua shumë të të përqafoj, të shoh nga ekrani dhe të kam kaq pranë dhe nuk të prek dot. Nëse nuk do të më mërzisësh thjesht rri gjithnjë i buzëqeshur”, shprehej ai mes të tjerash.

Në fund, Romeo ngacmoi me humor Beniadën. “Dëgjo, thuaj ndonjë fjalë asaj Beniadës për mua se është shumë e mirë o zemra”, i tha Romeo-Donaldit, duke shkaktuar shumë të qeshura te banorët.

Kujtojmë se Romeo është në një lidhje dashurie me Aleksia Peleshin, dhe nuk e dimë nëse kjo e fundit ka qeshur me batutën e të dashurit të saj.