Këngëtarja e njohur e veriut Fatmira Breçani ka qenë e ftuar në emisionin “Oktapod” të Turjan Hyskës.

Gjatë bisedës me moderatorin ajo tregoi disa detaje interesante nga dasma e vajzës s ëish-kryeministrit Berisha.

“Doktorin e dua shumë. Doktori nuk ka kërcyer mesa mbaj mend unë në dasmën e vajzës. I dinte këngët e mia dhe çohej na respektonte të gjithëve” E pyetur nga Turi nëse do ta ftonte dhe Edi Rama në dasmën  e djalit të tij, a do të shkonte ajo është përgjigjur: “Po shkoj, me gjithë qejf shkoj, do ja këndoja këngën e Myslym Pezës, pse jo”,-ka përfunduar ajo.

Ajo ka folur edhe per vështirësite e profesionit të saj. Duke qenë se kishte 5 vëllezër në familje, ata ishin fanatike gjatë fillimeve të Fatmirës si këngëtare, por sot ata krenohen me të. Breçani njihet si bilbili i këngëve të veriut. Në fund të intervistës ajo shpreh se në planet e saj muzikore është edhe një bashkëpunim me këngëtarë të jugut.