Kuzhinieri i njohur Renato Mekolli, ka sfiduar të gjithë ditën e diel me foto nga plazhi. Mekolli shihet me bukë me vete në plazh dhe u ka bërë thirrje të gjithëve që të bëjnë të njëjtën gjë si ai.
Ai ka treguar se ushqimin nuk e konsumon kurrë në restorantet e plazheve, por merr bukë me vete nga shtëpia. “Bëni kujdes ku hani të dashur miq kur shkoni në plazh, ose bukë me vete si shefi (nëse mundeni)”, shkruan Mekolli.
Renato Mekolli është një shef kuzhine i njohur në Shqipëri dhe është bërë një personazh i dashur për publikun falë batutave të tij. Ai është dhe drejtues i një reality show gatimi, ku herë pas here shfaqej ndryshe nga sa njihej më parë.





