DJ Gimbo i cili ka vetëm pak ditë në “Big Brother VIP 5”, ka shprehur hapur simpatinë e tij për Selinin, duke e vlerësuar atë si një nga banoret më pozitive të shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Në një deklaratë në Dhomën e Rrëfimit, Gimbo u shpreh se Selini i transmeton energji shumë të mirë dhe se prania e saj në shtëpi ndihet nga të gjithë banoret e shtepise.

“Është shumë e mirë, ka energjinë e mirë. Unë dal hapur në Prime dhe them: Selini është më e mira në shtëpi”, u shpreh DJ Gimbo, duke mos e fshehur aspak pëlqimin e tij për banoren. Deklarata e tij u publikua ne rrjetin social Instagram të faqes zyrtare te “Big Brother VIP Albania”.

Kjo deklaratë ende nuk është dhënë për banorët e tjerë e ende nuk dihet sesi do jetë reagimi i Selin.