Nuk ka arsye për të qëndruar në shtëpi edhe kur jashtë bën ftohtë. Përkundrazi duke bërë një ecje të shpejtë në natyrë, përmirëson funksionimin e humorit, përveçse ju ndihmon për të gjetur ritmin e duhur me gjumin. Këtë gjë e mbështesin edhe ekspertë të ndryshëm amerikane të shëndetit dhe të vendeve të tjera që kanë temperatura të ulëta nën zero.

"Tendenca zakonisht është të qëndrosh në shtëpi kur jashtë bën shumë ftohtë"– thotë John Sharp, psikiatër i specializuar në problemet që lidhen me shëndetin emocional në stinën e ftohtë në Boston- "Por kjo nuk është një recetë e mirë për t’u ndjerë mirë. Drita e pakët e diellit që zakonisht karakterizon këtë kohë sjell stres dhe influencon në gjendjen psiko-fizike, duke ju bërë më pesimist dhe të lodhur".

Ja disa arsye për t’u ngritur nga kolltuku duke sfiduar të ftohtin.

Gjendja juaj emocionale do të rritet, drita natyrale e ditës rrit qetësinë. Hormoni i lumturisë ulet gjithmonë gjatë stinës së dimrit. Shumë studime thonë që pikërisht ‘terapia e dritës’ ndihmon kundër depresionit stinor.

Kur jeni në ajër të pastër, rritet prodhimi i vitaminës D, që aktivizon lirimin e serotonit, duke forcuar rritjen e kalciumit, lufton inflamacionin dhe forcon sistemin imunitar.

Mjaftojnë 10 minuta jashtë për të përmirësuar nivelin e hormonit të humorit. Një studim i Universitetit të Michigan ka observuar një grup vullnetarësh që kishin ecur në një kopsht të madh botanik dhe tek ky grup memoria është forcuar me 20%.

Të njëjtat benefite janë evidentuar edhe tek ata që kanë ecur me temperatura verore ose nën zero. Të shëtisësh në të ftohtë është njësoj si të meditosh. Shumë kërkime kanë treguar që duke shëtitur hormoni i stresin ulet dhe rritet aktiviteti i sistemit imunitar. Edhe në të ftohtë ndodh e njëjta gjë.