Pak ditë më parë, në ditëlindjen e Princeshë Geraldinës, u vu re se Princ Leka dhe Elia Zaharia festuan të ndarë.

Kjo e fundit organizoi edhe një festë për ditëlindjen e 3-të të së bijës, ku i ati nuk ishte pjesë, por vetëm familjarët e saj.

Veç kësaj, në urimet e secilit për vajzën, nuk u përmend askund prindi tjetër.

Por sot, Princ Leka ka shtuar këto dyshime për një krizë në marrëdhënien me Elian, duke e hequr bashkëshorten e tij nga Instagrami, të cilën e ndiqte 3 ditë më parë.

Princ Leka është mjaft aktiv në rrjetet sociale me postime, komente dhe reagime, saqë një veprim i tillë nuk mund të jetë kurrsesi një gabim apo pakujdesi.