Rita Ora prej disa kohësh ndodhet në Australi ku po merr pjesë si juri në spektaklin “The Voice”.
Në një intervistë ajo ka treguar se është penduar për tatuazhet e shumta që ka bërë në trup dhe po mendon t’i heqë ca në të ardhmen.
Ndër të tjera, Rita ka zbuluar se një prej tyre është i parapëlqyeri i saj, ai që lexon ‘zog’, pasi është në shqip.
“Kam shumë tatuazhe dhe sa do të doja që të mos i kisha gjysmën e tyre dhe të gjithë ata që kanë tatuazhe përfundojnë duke thënë këtë gjë. Por kam një tatuazh, të cilin e dua shumë. Ai lexon “Zog”, që është në shqip dhe nëna ime gjithmonë më thërriste “zogu vogël”.”





