Vedat Muriqi është kthyer në idhullin e tifozerisë së Majorkës.

Sulmuesi shqiptar shënoi sot golin e tij të 10 në La Liga, duke dëshmuar se është lideri i kësaj skuadreje.

Pas përfundimit të ndeshjes tifozët spanjollë kanë nisur t’i kërkojnë fanellën, por “pirati“ e ka të qartë zgjedhjen e tij.

Sulmuesi shqiptar vendos t’ja japë fanellën bashkëkombasit të tij, Bigan Potit, i cili kishte shkuar në stadiumin e Espanjolit për ta ndjekur nga afër.

“Është nga vendi im“, dëgjohet të thuhet nga Vedat Muriqi në drejtim të tifozëve të Majorkës, ndërkohë që i dorëzon fanellën patriotit të tij.

Një moment shumë i lumtur për këtë të fundit, të cilin ka vendosur ta filmojë me telefonin e tij.