Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Yuri Kim, ka postuar në rrjetet sociale një video sensibilizuese në lidhje me përdorimin e maskës.

Diplomatja amerikane thotë se e vendos maskën sepse është mirënjohëse për çdo sakrificë të bërë nga mjekët, infermierët dhe shkencëtarët deri tani në lidhje me pandeminë.

“Sepse jam mirënjohëse për çdo sakrificë të bërë nga mjekët, infermierët dhe shkencëtarët deri tani, sepse kujdesem për familjen dhe kolegët, sepse në këtë jemi të gjithë bashkë. Maska ime për ty.”, shprehet ajo në videon e postuar në Twitter.