Ish-zvkryeministri Arben Ahmetaj ka deklaruar sot se të dhënat personale të shqiptarëve janë dorëzuar te krimi i organizuar. Në një intervistë për emisionin “Cim Peka Live” në Syri Tv, Ahmetaj u shpreh se të dhënat e tatimpaguesve, siç janë të dhënat personale. Ahmetaj tha se kuploa e policisë është e përfshirë dhe se të dhënat personale janë përdorur gjatë zgjedhjeve.
“Shikoni çfarë ka ndodhur me AKSH-in. Imagjinoni sikur unë të kisha rënë dakord që të kishim lënë projektin e TVSH-së, të tatimit të vlerës së shtuar, në dorë të privateve që nuk e dimë se kush do ishin, por siç tregojnë faktet, një pjesë e tyre të lidhur drejtpërsëdrejti me krimin. Gjithë të dhënat e tatimpaguesve, siç janë të dhënat personale.
E dini zoti Peka çfarë pasurie kanë njerëzit në Shqipëri, përveç shtëpisë e, nuk po i hyj. Janë të dhënat. Shqipëria çfarë ka? Ka ar, ka uranium? Janë të dhënat personale. Të dhënat personale dorëzohen në dorë të krimit të organizuar. Kupola e policisë është e përfshirë, kupola e policisë, nuk po flas për policinë e thjeshtë. Është e përfshirë. Po mo, a janë futur duart në TIMS? Po mo, a një nga tenderat më të sigurisë kibernetike, është një kompani e akuzuar për organizatë kriminale, person. Po, a janë përdorur këto të dhëna personale gjatë zgjedhjeve? Po. Janë përdorur,” tha Ahmetaj.





