Së fundmi në Big Brother Albania Vip, Valbona ka debatuar me Amberin ku kjo e fundit u shpreh se ka hyrë në garë për të çjerrë maskat e të gjithëve.

Pasi debatit të tyre Valbona ka qenë në oborr me Jozin dhe Laertin ku ky i fundit tregoi edhe motivin që e ka shtyrë të hyjë në Big Brother duke synuar edhe çmimin e madh. Ai tha se ka probleme ekonomike, dhe se “banka po u merr shtëpinë” duke shtuar se i ka premtuar nënës së tij të mos e lejojë këtë gjë.

“Pse Laerti e sheh Valbonën, është gocë shumë e bukur dhe më pëlqen. Siç çdo mashkulli do t’i pëlqente. A e do për të dashur? Jo, sepse në shtëpinë e Vëllait të Madh nuk mund të kesh të dashur. Të kesh të dashur do të thotë të kesh edhe marrëdhënie fizike. Këtu marrëdhënia fizike fluturon jashtë.

Unë nuk kam ardhur të fluturoj jashtë. Unë i kam premtuar mamasë sime të bëj të pamundurën të shpëtoj banesën që po na e merr banka. Ky është qëllimi im madhor”, u shpreh Laerti.