Shega është një ndër frutat më të rrallë për nga vlerat që ka për shëndetin.

Shumë studime kanë vërtetuar që bëhet fjalë për një nga frutat më shëruese në botë për shkak të ndikimit të dobishëm në sistemin kardiovaskular, nervor dhe eshtëror.

Përveç dobive për zemrën dhe enët e gjakut, përbërësit e shegës pengojnë rritjen e kancerit të gjirit, prostatës, zorrës së trashë, leukemisë dhe parandalojnë ndryshimet të cilat nxisin rritjen e tumorit.

Vepron si një antioksidues

Kokrrat e vogla të shegës, jo vetëm që përmbajnë vitaminë C, por janë gjithashtu të pasura me substanca të tjera të rëndësishme. Acidi punik, një antioksidues që gjendet në shegë dhe disa ushqime të tjera, ndihmon në trajtimin e obezitetit, diabetit dhe sindromës metabolike.

Sipas një studimi të vitit 2014, potenciali antioksidues i lëngut të shegës është më i madh se ai i verës së kuqe.

Mund të ndihmojë në luftimin e kancerit

Njerëzit që ndjekin një dietë të pasur me fruta dhe perime kanë një rrezik të reduktuar të zhvillimit të kancerit. Hulumtimet tregojnë se shega dhe lëngu i saj potencialisht mund të parandalojnë rritjen e qelizave të kancerit në prostatë, gji, mushkëri, zorrë dhe lëkurë.

E shëndetshme për zemrën

Antioksiduesit në shegë parandalojnë akumulimin e depozitave yndyrore rreth arterieve. Ky grumbullim mund të çojë në sulm në zemër dhe probleme të tjera të zemrës.

Konsumimi i shegës ndikon në uljen e presionin e gjakut, dhe farat e saj përmbajnë një sasi të mirë të fibrave që ulin kolesterolin.

Përmirëson koagulimin e gjakut

Gjysmë filxhani me fara shege siguron pothuajse 20 për qind të marrjes së rekomanduar ditore të vitaminës K.

Ky mikronutrient i tretshëm në yndyrë mban gjakun në një gjendje të koagulimit të duhur.