Ish-kryeministri Sali Berisha ka treguar mënyrën se si do ta zëvendësojnë Enkelejd Alibeajn në krye të grupit parlamentar të Partisë Demokratike. I ftuar në “Çim Peka Live”, Berisha tha se gjithçka do të bëhet sipas statutit.

Sipas Berishës, Alibeaj duhet të zëvendësohet nga nënkryetari i partisë i cili do të zgjidhet nga Këshilli Kombëtar dhe në këto rrethana, pa u mbledhur Kuvendi i 30 prillit, pa u formuar Këshilli Kombëtar, nuk bëhet dot.

Sipas Berishës, Alibeaj është në funksion të kryeministrit Edi Rama.

“Absolutisht pas asnjë diskutim që shumica dërrmuese e deputetëve njeh 11 dhjetorin dhe 6 marsin. Nuk ka asnjë diskutim por ka një problem, zëvendësimi i Alibeajt që nuk është më kryetar për ne, bëhet sipas statutit, duhet të zëvendësohet nga nënkryetari i partisë i cili do të zgjidhet nga Këshilli Kombëtar dhe në këto rrethana, pa u mbledhur Kuvendi i 30 prillit, pa u formuar Këshilli Kombëtar dhe Nën Kryetari që do të kryesojë grupin, ai rri thjeshtë në funksion të Edi Ramës por ai për grupin është  krejtësisht i pavlerë,”- tha Berisha ndër të tjera.