Marrëdhëniet mes Ramës dhe kreut të bashkisë së Vlorës, Dritan Leli vijojnë të përkeqësohen.

Kryeministri shpeshherë ka prekur çështjen e pastrimit të qytetit bregdetar që sipas tij nuk realizohet si duhet nga bashkia. E si duket për të dhënë një mesazh këtë fundjavë është ndalur në në një kalçeto publike në qytetin e Vlorës, dhe i është ‘përveshur punës’, duke pastruar ambientin dhe duke mbledhur mbeturinat.

Videon e ka postuar vetë kreu i qeveris në rrjetin e tij social FB, krahas së cilës shkruan ‘Pa koment’.

Pasi mblodhi të gjitha mbeturinat e hedhura përtokë, Rama tha: “Vetëm 3 minuta e ndajnë turpin, jo nga nderi, por nga dinjiteti i zakonshëm që duhet të ketë një qytet, një komunitet, por dhe një bashki. Ata që luajnë këtu, bëjnë mirë që t’i mbledhin dhe mos t’i heqin të paktën. Ata që duhet ta mirëmbajnë këtë bëjnë mirë që ta pastrojnë dhe para se të lindin dielli, turistë të huaj e shqiptarë që ta shohin këtë pamje që është turp.”

Krisja e marrëdhënieve mes Ramës dhe Lelit erdhi pasi kreu i bashkisë Vlorë nuk pranoi të jepte dorëheqjen nga posti për të qene kandidat per deputet në zgjedhjet e 25 prillit.