Fotografë të ndryshëm dhe kureshtarë presin me padurim për të parë dhe fotografuar fenomenin e çuditshëm në Parkun Kombëtar Yosemite, të një ujëvare e cila kthehet në formën e një llave.
Kjo mrekulli e konfigurimit qiellor ndodh në një blic, në perëndim të diellit, në mes të muajit shkurt, zakonisht duke filluar nga data 16. Megjithatë, këtë vit ajo filloi më 12. Ajo duket si një ujëvarë portokalli që ngjan si një llavë e ndritshme që derdhet nga një shpat mali i thepisur, si rezultat i reflektimit të dritës, ndonëse është një iluzion optik.
Kjo është ujëvara e vetme që merr këtë pamje në perëndim të diellit duke e bërë të veçantë dhe unike në llojin e vet.