Moderatorja e njohur e emisionit “Boom”, Fiori Dardha është shumë aktive në rrjete sociale. Në “Instagram”, ajo shpesh publikon foto nga përditshmëria apo aktivitetet e ndryshme të saj.

Por fotoja e fundit ka tërhequr shumë vëmendjen për një arsye të veçantë, pasi Fiori shfaqet duke buzëqeshur teksa mban një ëmbëlsirë në dorë dhe dy tullumbace me shkrimin “Është vajzë”.

Vetëm kaq është dashur që Fiori të marrë dhjetëra komente urimesh pasi të gjithë menduan se është shtatzënë.

Por moderatorja e ka sqaruar situatën duke komentuar se nuk është ajo shtatzënë. “Ju falenderoj por nuk jam në pritje të ëmbël”, shkruan ajo, sepse faktikisht Fiori ishte në baby shower-in e mikeshës së saj.

Ndërkohë kujtojmë që moderatorja është mama e një djali me emrin Abel.