Zhduket pa gjurmë në Spanjë, Miklovan Danaj.
Danaj është babai i një fëmije të mitur dhe nuk ka asnjë të dhënë rreth fatit të tij që prej datës 11 maj. Personi i fundit që e ka takuar është bashkëshortja e tij.
Gruaja e te zhdukurit ka bërë denoncim në Spanjë. Denoncim është bërë edhe në Shkodër.
Pas zhdukjes së tij një person ka shkuar tek familja dhe ka thënë që: “Miklovani është vrarë, mos e kërkoni”.
Miklovan Danaj ka qenë i ndaluar në burg në Itali për 3 muaj. Familjarët kanë dyshime se ai është vrarë dhe kërkojnë zbardhjen e ngjarjes./BW





